La Liga sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së 37-të, dhe mundësitë për të njohur kampionin e ri, janë shumë të mëdha.
Skuadra e Real Madridit ka nevojë për tre pikë në përballjen ndaj Viljarealit, që edhe zyrtarisht të shpallet kampion për herën e 34-të në Spanjë.
Real Madridi pas 37 ndeshjeve numëron 83 pikë, katër më shumë se Barcelona, dhe tre pikë kundër Viljarrealit, do të ishin të mjaftueshme për ‘mbretërit’.
Shkas për këtë sukses të Real Madrid do të jetë forma e lartë e kësaj skuadre pas rifillimit të sezonit në La Liga, duke i fituar të gjitha ndeshjet, e po ashtu duke i rrëmbyer vendin e parë Barcelonës, që ka lëshuar jo pak pikë.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Viljareali luhet nga ora 21:00, në të njëjtën kohë, kur në “Kamp Nou”, Barcelona do të mirëpret Osasunën.
Valencia dhe Atletik Bilbao pritet që të shrytëzojnë terrenin vendas në përballjet kundër Leganes, gjegjësisht Espanjollit, dhe të vazhdojnë ëndërrën europiane, derisa Majorka përballë Granadas ka gjasa të kap trenin e fundit dhe të shpresojë në mbijetesë.