Asgjë nga transferimi i Agim Ibraimit te Partizani, FIFA i bllokon merkaton skuadrës shqiptare

Skuadra e Partizanit nga Torana ka marrë një goditje të rëndë për sezonin e ardhshëm.

“Të kuqtë” të cilët me shumë gjasa nuk do të kualifikohen në Liga Europa për sezonin tjetër, janë tronditur nga vendimi i fundit i FIFA-s, që ju ka bllokuar merkaton në hyrje për 1 vit për shkak të çështjes Çinari.

Sulmuesi, i cili dy vite më parë kishte nënshkruar me Alaves dhe pastaj u huazua te Istra në Kroaci, me kontratën që firmosi te Partizani shkeli rregullat e FIFA-s. Kështu, gjyqi ka vendosur kundër Partizanit.

Të kuqtë nuk mund të bëjnë merkato gjatë kësaj vere dhe në janar, ndërkohë që do te duhet të paguajnë edhe 80 mijë euro gjobë. Edhe vetë Çinari e ka pësuar, duke u pezulluar për katër muaj.

Ky sezon ka shkuar si mos më keq për Partizanin dhe nëse nuk do të bëjnë merkato as sezonin e ardhshëm atëherë edhe tjetri do të jetë shumë i vështirë.

Kujtojmë javë më parë emri i Agim Ibraimit të Shkëndijës, lidhej me një transferim të mundshëm te Partizani, pjesë e së cilës skuadër është edhe shkupjani, Besnik Ferati, si dhe strugani, njëherit kapiteni i skuadrës, Egzon Belica.

 

Leave a Reply