Deri në nëntë lojtarë mund të jenë në listën e shitjeve te Barcelona, pasi ata janë duke kërkuar të mbledhin fonde për të arritur marrëveshje për sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.
Dhe një lojtar që thuhet të jetë në mesin e këtij numri është edhe mbrojtësi i majtë, Junior Firpo, i cili është i lidhur me Interin, raporton MundoDeportivo, përcjell lajmi.net.
Lojtarët e tjerë që mund të dalin në shitje nga Barcelona janë edhe Arturo Vidal dhe Samuel Umtiti, të cilët janë kërkuar nga Arsenal dhe Manchester United.
Martinez, 22 vjeçar, këtë sezon ka shënuar 13 gola në 29 paraqitje, dhe shërbimet e tij mund t’i kushtojnë Barcelonës mbi 100 milionë euro.