Lavdrim Skenderi dhe Gostivari ndërprejnë bashkëpunimin

Lavdrim Skenderi dhe Gostivari i kanë ndarë rrugët, pasi nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, njofton “infOSport.mk”.

Skenderi te Gostivari u transferua nga rradhët e Renovës janarin e këtij viti, ndërsa vlen të theksohet se brenda një periudhe një vjeçare, 26-vjeçari nga Tetova, dy herë ka veshur fanellën e skuadrës gostivarase.

Ai tashmë është një agjent i lirë, ndërsa duke pasur parasysh aftësitë e tij sulmuese, Skenderi pritet që shumë shpejt të gjejë ambient të ri.

Skenderi në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 134 ndeshje dhe 13 gola të shënuar, që të gjithë me ekipin e Renovës, me të cilën skuadër gjithashtu ka luajtur edhe 6 ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa.

Përveç këtyre dy fanellave, Renovës dhe Gostivarit, futbollisti ofenziv nga Tetova gjatë vitit 2017-të kishte veshur edhe atë të Ferizajit në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply