Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriut sot ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Vjetor. Delegatët e pranishëm në Kuvendin e FFM-së kanë vërtetuar vendimin e Këshilli Drejtues në drejtim të vendosjes rajonale dhe ndryshimit të organizimit të ligave të treta dhe sistemit për gara. Ndarja e re rajonale do të implementohet nga sezoni 2020/2021 dhe përfshinë ndarje në pesë rajone me pesë Liga të Treta në të cilat do të garonin prej 6 deri 16 ekipe. Në Kuvendin e Rregullt Vjetor është miratuar raporti për punë i presidentit dhe Këshillit Drejtues të FFM-së, pastaj raportet e organeve jurdike dhe trupave për licencim të FFM-së, si dhe raporti i administratës së FFM-së për realizimin e planit strategjik 2016-2026 për vitin 2019.
Të pranishmit miratuan raportin revizor për punën e FFM-së, llogarinë përfundimtare të Federatës dhe plan-buxhetin finansiar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Kuvendi i FFM-së dha pajtueshmëri dhe autorizoi Këshillin Drejtues për të vërtetuar gjendjen e buxhetit me të cilën do të finansohen projektet infrastrukturore.