Pas Arben Tafe, skuadra e Bellasicës ka arritur që të bëjë për vete edhe ish futbollistin e Struga Trim Lum, Antonio Kalanoski, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori 26-vjeçar te Bellasica vjen nga rradhët e Pobedës së Prilepit, te e cila skuadër ishte transferuar korrikun e vitit 2018-të nga rradhët e Struga Trim Lum.
Ndryshe përveç këtyre dy skuadrave, Pobedës dhe Struga Trim Lum, Kalanoski në kampionatin tonë gjithashtu ka luajtur edhe me Borecin, Sileksin, Mladost Carev Dvorin, Metalurgun, EuroMilkun, Napredokun, Lokomotivën dhe Ohrid 2004, aty ku edhe e kishte nisur karrierën e tij.
Antonio Kalanoski kështu bëhet përforcimi i tretë për Bellasicën në këtë fillim merkatoje, pasi përveç Arben Tafe, drejtuesit e skuadrës nga Strumica kanë arritur të angazhojnë edhe brazilianin e Makedonija GJ.P., Robson Da Silva.