Useini flet për seriozitetin e lëndimit dhe fitoren e madhe ndaj Prishtinës

Muhamed Useini nuk arriti që të jetë protagonist në fitoren e Gjilanit të tij në derbi ndeshjen e javës së 29-të kundër Prishtinës, kjo për shkak të një dëmtimi që pësoi në minutën e 23-të, shkruan “infOSport.mk”.

Useini u lëndua pas një dueli që pati me sulmuesin kundërshtarë, Oto Xhon, me ç’rast u desht të braktis fushën që në ato momente, kur rezultati ishte 0:0.

Megjithatë në një bisedë me mesfushorin tetovarë, i njëjti për faqen tonë konfirmoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.

“Fatmirësisht nuk ndjej dhimbje, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, edhe pse momenti i parë nuk dukej ashtu. Më vjen keq që nuk isha edhe unë pjesë e kësaj fitore, megjithatë gëzimi tek unë dhe e gjithë skuadra është shumë i madh, pasi mundëm një rival të drejtëpërdrejtë për titull” – u shpreh fillimisht Muhamed Useini, i cili me Gjilanin e tij beson ende tek titulli.

“Ishte kjo një fitore e madhe kundër një rivali direkt dhe kuptohet shumë e vlefshme për ecurinë e kampionatit. Tashmë para nesh kemi edhe 4 finale të tjera, e ku besoj se do të bëjmë punën e njëjtë sikurse sot. Edhe pse fati ynë nuk varet nga vetë ne, neve do të bëjmë punën tonë deri në fund, e më pastaj do të shpresojmë në gabimin e të tjerëve” – përfundoi Useini.

Gjilani me 58 pikë në 29 javë kampionat renditet në pozitën e 3-të, menjëherë pas Ballkanit të vendit të dytë që ka 59 dhe rivalit lokal, Dritës së Ardian Nuhiut që me 61 pikë kryeson renditjen në Superligën e Kosovës.

Për më tepër “bardhekaltërit” nga Gjilani kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër Feronikelit, që do ta zhvillojnë gjatë ditës së nesërme. Një disfatë eventuale e Dritës, do të bënte shumë më ineresante garën për titull, në të kundërtën, Ardian Nuhiu me skuadrën e tij do të ecte edhe më fuqishëm dret objektivit.

Leave a Reply