Renova edhe zyrtarisht ka bërë goditjen e tretë në merkato, teksa sot ka firmosur kontratë një vjeçare me boshjakun, Senad Husiç, i cili së fundmi ishte pjesë e Llapit në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 30-vjeçar, i cili do të duhet të zëvendësojë Fisnik Zukën e larguar në krahun e majtë të mbrojtjes.
Husiç kështu bëhet emri i tretë pas Alen Jasharovskit dhe Emran Ramadanit.
Ndryshe Husiç përveç me Llapin gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me IFK Amal në Suedi, Diósgyőr në Hungari, ndërkohë në Bosnje e Hercegovinë, kishte veshur fanellën e Bosnja Kalesija, Zvijezda G, Zhelezniçar dhe Çelik Zenica.