Drejtuesit e Struga Trim Lum po vazhdojnë të punojnë intenzivisht në afrimin e futbollistëve të rinj, për sezonin garues 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.
Ata gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht promovuan mbrojtësin Jasmin Mecinoviq, me të cilin nënshkruan kontratë një vjeçare, ndërsa siç mësojmë pjesë e skuadrës strugane në sezonin e ri do të jenë edhe Marjan Altiparmakovski dhe Aleksandar Ristevski.
FC Struga Trim Lum dhe Jasmin Mecinovic nënshkruajnë marrëveshje 1 vjeçare#WelcomeJasmin ⚪️🔴#forcaStruga 💪
Публикувахте от F.C. Struga в Вторник, 7 юли 2020 г.
Bëhet fjalë për dy super futbollistë, të cilët në këmbët e tyre kanë zhvilluar shumë ndeshje në elitën e futbollit vendor.
28-vjeçari Altiparmakovski te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e skuadrës bullgare të OFK Pirin, derisa Ristevski nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës.
Altiparmakovski në këtë mënyrë në futbollin tonë vendor rikthehet pas plotë 4 viteve, ku për herë të fundit mbante veshurë fanellën e Rabotniçkit, derisa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Pelisterin. Jashtë Maqedonisë, Altiparmakovski kishte luajtur në Greqi, Kroaci, Armeni, Bosnje e Hercegovinë si dhe në Shqipëri, ku kishte veshur fanellën e Laçit.
Sa i përket Ristevskit, ai te Vllaznia e Shkodrës ishte transferuar verën e vitit të kaluar, mirëpo vetëm 4 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Shqipërisë, bënë që ai të rikthehet sërish në LPFMV, aty ku së fundmi luante me Pobedën.
Pikërisht me këtë skuadër Ristevski ka zhvilluar pjesën më të madhe të ndeshjeve në elitë, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Metalurgun, Skopjen, Mladost Carev Dvor, Renovën dhe Pelisterin.