Largohet Mirel Josa, Tirana mbetet pa trajner 

Mirel Josa nuk është më trajner i Tiranës. Ka qenë vetë trajneri nga Tirana që ka konfirmuar një gjë të tillë në “Supersport”, madje ka hequr dorë edhe nga detyrimet që klubi ka ndaj tij.

Kështu Tirana duhet të gjejë një tjetër trajner për të ardhmen, ndërkohë që pritet që sot skuadra të zbresë në fushën e blertë për të filluar me fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjeve të Liga Evropa.

Edhe pse Tirana sezonin tjetër do të bëjë gara në Kategorinë e parë të Shqipërisë, skuadra nga kryeqendra shqiptare do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion, pasi arriti që të rrëmbejë Kupën.

Mirëpo për të qenë sa më të përgatitur për këto sfida evropiane, presidenti Halili do të duhet të veprojë shpejtë për të gjetur fillimisht një trajner, dhe më pas të zëvendësojë emrat e futbollistëve të larguar si Teqja dhe Taku.

 

Leave a Reply