Tramexani te Shqipëria?Vetëm spekullime, ai firmos në Zvicër

Ish ndihmës trajneri te Kombëtarja Shqiptare, Paolo Tramexani, emri i të cilit përmendej si pasueses i Xhani De Biasit, sot është zyrtarizuar si trajner i Sionit.

Presidenti Duka nuk e mohoi si opsion ish-futbollistin e Interit për të pasuar De Biazin në krye të Kombëtares, por nga Zvicra ka ardhur lajmi se Tramexani ka nisur një aventurë te re te Sioni.

Italiani ka nënshkruar për dy vite, ndërkohë që prezantimi i tij do të bëhet më 20 qershor, kur ai do të dalë në një konferencë për shtyp para mediave.

Tramexani sezonin e shkuar udhëhoqi Luganon, duke arritur që me këtë skuadër në fund të sigurojnë një vend për në Liga Evropa. Nga një skuadër që luftonte për mbijetesë, Tramexani bëri që Lugano në fund të pozicionohet si e treta në Superligën zvicerane, duke lënë pas vetes, pikërisht skuadrën e ardhshme Sionin.

 

Leave a Reply