Federata Armene e Futbollit ka marrë një vendim të paprecedentë duke pezulluar First League (kategoria e dytë) 5 javë para fundit. Motivi? Jo për shkak të koronavirusit, ashtu si mund të pritej, por për shkak të një numri të madh të ndeshjeve të trukuara.
5 skuadra (Aragats, Torpedo, Masis, Lokomotiv dhe Yerevan), rrezikojnë ndëshkime të mëdha dhe 58 persona, mes të cilëve presidentë, drejtues dhe futbollistë janë skualifikuar, pjesa më e madhe të përjashtuar (45).
Vendimet mbi fituesin e “First League” dhe formatin e sezonit të ri do të merren në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Etik të Federatës, pas apelimeve të shumta nga ana e klubeve të përfshira.