Abdulmanap Nurmagomedov, ndryshe babai i kampionit Khabib, ndërroi jetë të premten në spital pas ndërlikimeve nga një infeksion që rridhte nga koronavirusi.
Trajneri legjendar ishte i shtruar në spital për disa javë pasi pësoi sulm në zemër pas kontraktimit të tij me COVID-19.
“Humbja e një babai, trajneri dhe një përkrahësi të përkushtuar të këtij sporti. Ngushëllime dhe prehu në paq Abdulmanap Nurmagomedov”, ka shkruar irlandezi McGregor, përcjell lajmi.net.
Lajmi për vdekjen e Abdulmanap Nurmagomedov u bë i ditur nga lideri çeçen, Ramazan Kadyrov.
“Lajmet e trishtueshme arritën tek unë miq, Abdulmanap Nurmagomedov është larguar nga kjo botë”.