Drejtuesit e Gostivarit gjatë ditës së sotme kanë arritur të bëjnë edhe transferimin e tretë në rradhët e tyre, duke nënshkruar me mesfushorin, Ardit Zeqiri, njofton “infOSport.mk”.
22-vjeçari Zeqiri vjen nga rradhët e Dritës së Bogovinës, ndërsa pikërisht ambiciet e larta që ka Gostivari, kanë bërë që i njëjti të pranojë ofertën e një ndër skuadrave më të organizuara në Ligën e Dytë.
“Sot për mua fillon një etapë e re në karrierë. Firmosa me një ndër klubet më të organizuara në Ligën e dytë të RMV, klub me një infrastrukturë dhe organizim që nuk e kanë as pjesa më e madhe e ekipeve të Ligës së parë. U njoftova me stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, të cilët më konfirmuan objektivat e klubit dhe shpresoj që së bashku do ia arrim qëllimit.” – është shprehur Ardit Zeqiri për faqen zyrtare të klubit të Gostivarit në facebook.
Ndryshe Zeqiri me Gostivarin firmosi kontratë një vjeçare, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Hristijan Kirovskit (Struga Trim Lum) dhe Trajçe Stojkovskit (Borec).