Milani verën e kaluar nga rradhët e Realit të Madridit, transferoi mbrojtësin e krahut të majtë, Teo Hernandez, i cili rezultoi të ishte përforcimi më i mirë që kanë bërë “Rossonerët” në vitet e fundit.
Këtë vit drejtuesit e Milanit janë të interesuar për sulmuesin e “mbretërve”, Luka Joviç dhe bisedimet mes dy klubeve kanë filluar.
Megjithatë “Sky Italia”, raporton se Milani është i interesuar edhe për një tjetër futbollist të Realit. Bëhet fjalë për talentin e huazuar te Leganes, Oskar Rodrigez.
Bëhet fjalë për një mesfushorë ofenziv, i cili këtë sezon ka shënuar 9 gola në 29 ndeshje të luajtura.
“Rossonerët” për shërbimet e këtij talenti janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro, shumë kjo e pranueshme për drejtuesit e Realit.