Fazliu nënshkruan kontratë të re me Pelisterin

Talenti shkupjan, Lavdrim Fazliu gjatë ditës së sotme ka firmosur kontratë të re me Pelisterin, që e mban djaloshin 20-vjeçar të lidhur me skuadrën nga Manastiri edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu skuadrës së Pelisterit iu bashkua janarin e këtij viti nga rradhët e Rabotniçkit, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.

“Jam tepër i kënaqur nga kontrata e re me Pelisterin, e për më tepër që drejtuesit e klubit besuan në kualitetet e mia edhe për ndeshjet e ligës së parë. Vërtetë ligës i ka munguar Pelisteri, ashtu që premtoj se do të japë më të mirën në sezonin e ri, ku shpresojmë të luajmë një rol të rëndësishëm” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Lavdrim Fazliu.

20-vjeçari, i cili numëron 28 ndeshje në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Parë, edicionin e kaluar me Pelisterin kishte debutuar me gol në ndeshjet e Ligës së Dytë, ndërsa në 5 ndeshje miqësore kishte regjistruar 1 gol dhe 2 asiste.

✍️

Публикувахте от ФК.Пелистер Битола в Четвъртък, 2 юли 2020 г.

Leave a Reply