Ilirid Ademi në sezonin e ri do të udhëheq sulmin e FC Shkupit

Ilirid Ademi do të jetë një futbollistë i ri i FC Shkupit. Sulmuesi me origjinë nga Gostivari nuk vazhdoi kontratën me Renovën, duke i dhënë fund qëndrimit të tij një vjeçar te skuadra nga Xhepçishti, shkruan “infOSport.mk”.

Lajmin për transferimin te skuadra nga Çairi na e konfirmoi vetë futbollisti, i cili sezonin e kaluar me fanellën e Renovës në 23 ndeshje realizoi 5 gola, ndërsa gjithashtu bëri edhe 2 asistime.

Ndryshe karrierën e tij, 25-vjeçari Ademi e kishte nisur te Gostivari, që më pas verën e vitit 2018-të të transferohet te Makedonija GJ.P.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Ademi numëron gjithsej 58 ndeshje dhe 7 gola të realizuar.

Leave a Reply