Pas këmbimit të bujshëm mes Artur dhe Pjaniç, një tjetër transferim i madh ka ndodhur gjatë ditës së sotme në futbollin europian.
Ashraf Hakimi prej sot edhe zhyrtarisht është një futbollistë i ri i Interit.
Për shërbimet e tij “Zikaltërit” në arkat e Real Madridit do të paguajnë 40 milionë euro.
Siç raportojnë mediat italiane, ai ka kryer me sukses vizitat mjekësore te skuadra nga Milano, me të cilën ka firmosur kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5 milion euro në sezon.
Hakimi vjen pas dy sezonesh perfekte me Borusia Dortmundin, ku ishte titullar i padiskutueshëm dhe një prej lojtarëve kyç të skuadrës gjermane.
Hakimi ishte një nga dëshirat e trajnerit të Interit, Antonio Konte, që kërkonte një lojtar të djathtë dhe presidenca kineze vendosi t’ia plotësojë menjëherë dëshirën. Hakimi pritet të jetë një nga figurat kryesore të “zikaltërve” në projektin për të sjellë Interin në nivelin e të shkuarës.