Ditë ma parë drejtuesit e Renovës vendosën për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin e tyre, Bujar Islami. Së bashku me të, bashkëpunimin e kanë vazhduar edhe dy ndihmësit e tij, Behar Ukalli dhe Enver Ramadani, ndërsa kjo ka gëzuar edhe vetë strategun tetovar, i cili me stafin e tij beson në sukseset e rradhës të Renovës.
Islami thotë se sezonin e ardhshëm do të jetë faktor kryesor në kampionat.
“Jam i lumtur dhe ndjehem i privilegjuar që arritëm bashkëpunimin edhe per një vit tjetër. Normal që pas një sezoni të suksesshëm nuk e patëm të vështirë të gjejmë formulën e bashkëpunimit. Është kënaqësi të punohet me këtë brum lojtarësh që posedon ekipi, lojtarët janë më meritorët për rezultatet që arritëm sezonin që kaloi, duke përfshirë këtu edhe kryetarin Lirim Saitin, drejtorin sportiv Fisnik Nuhin si dhe pronaret e klubit që na mundësuan kushte ideale për punë. Shpresojë që edhe këtë sezon të arrijmë të përmbushim objektivat e klubit. Së bashku me stafin tim Behar Ukallin dhe Enver Ramadanin jemi të gatshëm të përballemi për çdo sfidë, për atë edhe mendoj që Renova edhe sezonin e ardhshëm do të jetë faktor kryesor në kampionat. Kam besim të plotë tek skuadra dhe besoj fuqishëm në sukseset e rradhës” – tha trajneri i Renovës, Bujar Islami.
41-vjeçari Islami drejtimin e Renovës e morri korrikun e vitit të kaluar, duke udhëhequr skuadrën nga Xhepçishti në 23 ndeshje, duke regjstruar 9 fitore, 4 barazime dhe 10 disfata.