Ligue 1 nuk ndryshon format dhe nuk “ngushtohet”, siç pritej ose parashikohej gjatë kësaj periudhe ku futbolli është ndaluar deri në korrik. U mendua se do të reduktohej numri i ekipeve pjesëmarrëse për sezonin 2020/2021, por nuk është marë parasysh nga Federata e Futbollit francez.
Në mbledhjen e zhvilluar sot u diskutua pikërisht për këtë gjë dhe kjo ide është hedhur poshtë nga bordi drejtues.
74,49 % të votave zgjodhën të vazhdojnë me sistemin aktual, pra me 20 ekipe. Më pas erdhi dhe konfirmimi zyrtar se Ligue 1 do të zhvillohet me 20 ekipe të paktën dhe për sezonin 2020/2021.