Barcelona ka mposhtur me rezultat minimal Athletic Bilbaon, në sfidën e zhvilluar në ‘Camp Nou’.
Kjo ndeshje vuri në pah edhe njëherë problemet e katalanasve, të cilët assesi nuk po arrijnë të gjejnë identitetin e tyre.
Ndeshja u zhvillua me dominim të posedimit nga vendasit, por që kishin mjaft probleme në krijimin e rasteve të rrezikshme.
Zhvillohet minuta e 71’ kur mbrojtja e Bilbaos u thye më në fund, me Ivan Rakitic (71’) që realizoi golin e fitores.
Skuadra e Quique Setien merr lidershipin përkohësisht në La Liga, pasi ka tre pikë më shumë se Real Madrid me një ndeshje më pak, 68 respektivisht 65 pikë.
Bilbao ndërkohë në pozitën e 10 ka tubuar 42 pikë.