Vardar Forina ka vazhduar përforcimin e skuadrës në prag të sezonit 2020/2021. Pas mesfushorit Dejan Leskaroski, drejtuesit e skuadrës nga Forina gjatë ditës së sotme prezantuan ish portierin e FC Shkupit, Amir Jashar, njofton “infOSport.mk”. Kështu ata me këtë zgjidhje mendohet të kenë zgjedhur problemin e portës.
Jashar me Vardar Forinën ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa eksperienca e tij pritet që të ndihmojë këtë skuadër në arritjen e objektivave me drejtuesit e rinj, që pretendojnë të arrijnë sa më shumë në sezonin garues 2020/2021.
Ndryshe Jashar pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te dy skuadrat shkupjane, Skopje dhe FC Shkupi, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e skuadrave të Kozhuvit, Gostivarit dhe Teteksit.