Politika dhe Sporti. Dy sfera të kundërta, por që në Shqipëri ndonjëherë dinë të bëhen bashkë!?
Pikërisht në ditën e largimit të trjnerit italian Xhani De Biazit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në faqen e vet një spot ku shfaqet ylli i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.
Sulmuesi elbasanas, i cili ishte protagonist kryesor në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit, është bërë pjesë e spotit elektoral të Partisë Socialiste, ku fton shqiptarët për të votuar partinë e socialistëve të udhëhequr nga Edi Rama.
Faleminderit Kampion👍 Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar🇦🇱🇪🇺 Të bashkuar me një votë kuqezi për nr.✌ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që Duam me Shtet – Punë – Mirëqenie😊
Публикувахте от Edi Rama в 14 юни 2017 г.