Ky sezon mund të jetë i fundit për Granit Xhakën ne fanellën e Arsenalit.
“Topçinjtë” janë të gatshëm të shesin mesfushorin me prejardhje nga Kosova, nëse në drejtim të tyre vjen ndonjë ofertë e knaqshme.
Xhaka para ardhjes së Artetas nuk ka gëzuar raporte të mira me tifozët, gjë që kishin lindur nga një ndeshje kundër Kristal Pallas, kur kishte reaguar ashpër pas fishkëllimave të tifozëve.
26 vjeçari kishte arritur paqe me tifozët, dhe me ardhjen e Mikel Artetas, është rikthyer të jetë lojtar i rëndësishëm i skuadrës.
Për Xhakën, gjatë afatit kalimtar të janarit interesim serioz kishte treguar skuadra e njohur gjermane e Herta Berlin.