Vazhdon shkëlqimi i mesfushorit nga Tetova Valon Ethemi edhe në ndeshjen e radhës të Kukësit që triumfoi përballë Flamurtarit me rezultatin e thellë 4:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Shqipërisë. Ethemi ishte në element, ku edhe pse mungoi në listën e golashënuesve, tetovari kontriboi në dy gola në momente ku thyhej rezultati.
Ethemi dhuroi dy asiste përfekte në golin e dytë dhe të tretë të Kukësit, që të dy u realizuan nga Vasil Shkurtaj. Ky i fundit kompletoi het-trik në këtë ndeshje, ndërsa një gol tjetër për Kukësin e shënoi edhe Kristal Abazaj. Golin e vetëm për Flamurtarin në këtë sfidë e realizoi Ardit Hoxhaj, që vlejti vetëm për statistikë.
Me këtë triumf, Valon Ethemi me Kukësin vazhdojnë garën për titullin e kampionit, me Tiranën që aktualisht është në krye të tabelës.
Dy asistet e Valon Ethemit ndaj Flamurtarit
Vazhdon shkëlqimi i Valon Ethemit, dy asiste në triumfin e Kukësit
Публикувахте от Sportmania в Понеделник, 15 юни 2020 г.