Deklarata e Nuhiut pas fitores së madhe ndaj Trepça ’89: Ndeshjet direkte do e vendosin titullin

Strategu shkupjan i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur pas fitores që skuadra e tij e realizoi të dielën në ndeshjen në transfertë ndaj Trepça ’89, njofton “infOSport.mk”.

Për Nuhiun ishte kjo një ndeshje shumë e rëndësishme në garën për titullin kampion, të cilin titull, Drita e tij do ta siguronte në ndeshjet direkte.

Ishte një fitore e rëndësishme për të fituar kampionatin, para ndeshjes iu kam thënë që vetëm i’u do të arrini dhe më vjen mirë që e arritën atë“, ka theksuar fillimisht Nuhiu në prononcimin e tij për “Super Sport Kosova”.

“Ishim të përqendruar në zonën e dytë me shumë përgjegjësi për secilin, përveç ndonjë korrneri nuk ka krijuar ndonjë rast kundërshtari“, ka thënë strategu shkupjan.

Diferenca? Do të jetë garë e ngushtë deri në fund, ndeshjet direkte do të luajnë rol, ne duhet të marrim ndeshjet një nga një“, – ka thënë ndër të tjerash Nuhiu.

Drita e Ardian Nuhiut falë kësaj fitore, tashmë renditet në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit të futbollit elitarë ksovar, duke lënë pas vetes Prishtinën dhe Ballkanin.

Leave a Reply