Jasir Asani ka shënuar një eurogol të vërtetë në ndeshjen e parë të AIK Stokholmit në periudhën pas koronavrisuit, njofton “infOSport.mk”. Asani me të majtën e tij bombardoi portën e skuadrës vendase të Orebro, ndaj së cilës skuadër në fund AIK Stokholmi shënoi fitore me shifrat 2:0.
Super goli i Jasir Asanit ndaj Orebro, me te cilin AIK Stokholmi siguroi fitoren 2:0 ne ndeshjen ne transferte
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 юни 2020 г.
Shkupjani golin e tij të parë në kampionatin elitar e realizoi në minutën e 92-të, duke konfirmuar fitoren e parë sezonale të AIK Stokholm, për të cilën skuadër golin e parë e kishte shënuar Robin Tihi (59’).
Asani luajti për gjatë 90-të minutave në këtë ndeshje, ndërsa me këtë gol paralajmëroi një fillim të mbarë me fanellën e AIK Stokholmit.