Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Altin Rraklli, rrezikon 7 vite burg. Kaq është kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, pasi Rraklli akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh ndaj një shtetasi shqiptar.
Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke mbajtur vetëm atë gjermane.
Seanca ndaj Rrakllit është shtyrë disa herë dhe tashmë Prokuroria ka dalë me kërkesën finale drejtuar gjykatës. Gjykata i la kohë palës mbrojtëse dy javë për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, raporton Top-Channel.
Për Rrakllin nuk është telashi i parë me drejtësinë, sepse para disa muajsh u përfshi në një skandal trukimesh në ndeshje futbolli në Austri.