Mesfushori i njohur anglez i Totenhamit, Dele Alli, është dënuar nga Shoqata e Futbollit të Anglisë pas postimit të tij në rrjete sociale ku tallej me pandeminë dhe dukej se po përqeshte një person aziatik.
Kësisoj Alli do të humbas ndeshjen derbi të 19 qershorit kundër Mançester Junajtedit, ndërsa përveç kësaj ai është dënuar edhe me 50 mijë sterlina dhe është urdhëruar të ndjekë kurs të edukimit.
Alli tha pas vendimit se e pranon dënimin si të merituar dhe kërkoi falje përsëri dhe ishte i kënaqur që u sqarua se shakaja e tij nuk kishte të bëjë me racizëm.
“Si përgjigje ndaj vendimit të shoqatës, unë dëshiroj të kërkoj falje përsëri për çfarëdo ofendimi të shkaktuar nga sjellja ime. Ishte një shaka e pamenduar për virusin që tani na ka prekur më shumë se kishim mundur të paramendonim” – është shprehu Dele Alli.