Derbi i 200-të midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës është zhvilluar para 20 mijë tifozëve në Beograd. Ishin këto pamje që kishin munguar që gati tre muaj në futboll shkaku i “COVID-19”.
Kujtojmë se pothuajse në gjithë Evropën ndeshjet e futbollit janë duke u zhvilluar pa tifozë. Njëjtë po ndodh edhe në Bundesligë, dhe pritet të ndodh edhe në Premierligë, ‘Serie A’ dhe La Liga.
Vlen të ceket se në Serbi ditëve të fundit janë lehtësuar masat dhe kjo bëri që në stadiumin e Partizanit të ishin të pranishëm shumë tifoz.
Ndryshe Partizani shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të Bibras Nato në minutën e 58-të, duke kaluar në finalen e madhe të Kupës së Serbisë, aty ku do të përballet me Vojvodinën, skuadër kjo që në ndeshjen tjetër gjysmëfinale eliminoi Çukariçkin.
Ndeshja finale e Kupës së Serbisë në program është me datë 24 qershor.