Vllaznia shumë shpejtë gjenë zëvendësuesin e Jonuz, është një shkodran

Drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës shumë shpejtë kanë gjetur trajnerin e ri, pas largimit të strategut maqedonas, Mirsad Jonuz, përcjellë “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për strategun shkodran, Hysen Dedja, i cili sot në konferencën për shtyp para gazetarëve zbuloi se kontrata e tij është vetëm për 8 javët e mbetura të Superligës shqiptare dhe ndeshjet e Kupës.

“Të jem i sinqertë që kur kam marrë telefonatë nga administratori Suad Lici, kam pasur një emocion shumë të madh. Të vish në Shkodër është një përgjegjësi e madhe. Sa u futa sot në Shkodër, gjithçka e lidhja me futbollin, me kujtimet e mija si futbollit. Gjithçka e lidhja me atë stadiumin. Dua të falenderoj kryetaren dhe Suadin për besimin. Kontrata ime është këto 8 javë bashkë me Kupën. Duke e ndjekur skuadrën nga larg, mendoj se është një skuadër që ka brumë. Nuk i di problemet për largimin e trajnerit Jonuz. Mendoj se kur të bisedoj me skuadrën, do t’ia bëj të qartë se objektivat do të jenë madhore, siç i ka pasur klubi në fillim të sezonit” – tha fillimisht Dedja, i cili më pas foli edhe për ambiciet e klubit, që do të drejtojë në vazhdim.

“Të rreshtohemi në mesin e tabelës, pse jo në Kupat e Europës. Nuk e quaj periudhë të zezë. Më përpara mund të quheshin vite të zeza. Ka mbledhur 38 pikë, janë edhe 24 pikë. Të gjithë këtë që ndodhi pas pandemisë, Vllaznia mund ta kthejë në favorin e saj. Edhe po nuk morëm pjesë në Europë, mendoj që Vllaznia ka hyrë në shina. Prodhon futboll. Mendoj që kjo është një Vllazni tjetër. I kam bërë një analizë që kur mora telefonatën e parë. Sa mu dha rasti kam ndjekur disa kronika të gabimeve që duhet të korrigjohen” – u shpreh strategu i ri i Vllaznisë.

Ai tha se Kupa është objektiv i tij dhe skuadrës, përmes së cilës mund të prek garat europiane.

“Unë do të ulem që sot me skuadrën, do të kem kohë të bisedoj me lojtarët. Dua që të jemi sa më afër me spordashësit. Kupa e Shqipërisë është një objektiv për të shkuar në Europë. I kam ndjekur të gjitha zhvillimet, por nuk mendoj që do të ketë problem”, – u shpreh veç të tjerash Dedja.

Vllaznia e Shkodrës, pjesë e së cilës është edhe shkupjani Mevlan Adili, por edhe dy futbollistët maqedonas Filip Gligorov dhe Simeon Hristov, pas 28 xhirove ka grumbulluar 38 pikë dhe aktualisht mban pozitën e 7-të në renditje.

 

Leave a Reply