Andi Lila së fundmi ishte i ftuar në një nga emisionet televizive në Shqipëri, ndërsa gjatë intervitës, i njëjti foli edhe për ndeshjen e paharuar të disa viteve më parë në Beograd kundër Serbisë.
Lidhur me atë ndeshje Lila tregoi një rast prekës, e që kishte të bëjë me periudhën e shtatzanisë së bashkëshortes së tij.
“Kur ishim në Serbi duke luajtur gruaja ime ishte shtatzënë dhe shkoi në spital pasi rrezikoi të humbiste fëmijën”.
Ndërkohë edhe momenti që mbrojtësi i Tiranës nuk do ta harrojë kurrë është goli kundër Interit në “Xhuzepe Meaca”.
“I shënova gol Interit në “Xhuzepe Meaca” dhe do ja tregoj edhe fëmijëve të mi atë gol” – shprehet duke qeshur.
Por përsa i përket aventurës me Parmën futbollisti shqiptarë tregon se ishte një nga momentet e tij më të këqija.
“Kur u transferova te Parma klubi kishte probleme të mëdha financiare dhe skuadrën e bleu përfundimisht një shqiptar Rezart Taçi dhe unë aty humba kursimet e një viti”.