Ikona e Realit të Madridit dhe njëherit Kombëtares së Spanjës, Iker Kasiljas ka bërë zgjedhjen e dy futbollistëve më të mirë në historikun e skuadrës “madrilene”. Ish portieri i Realit ka zgjedhur Alfredo di Stefanon dhe Kristiano Ronaldon, dy emra të mëdhenj që me golat e tyre do mbahen mend gjatë kohë nga tifozët e “mbretërve”.
Kasiljas ka gëzuar karrierë të madhe në “Santiago Bernabeu”, para se të largohej në drejtim të Portos, ndërsa që ka veshur edhe fanellën e Spanjës, iu është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve në “Tëitter”.
Një prej pyetjeve për Kasiljas ishte se cilët janë tre futbollistët më të mirë në histori të Real Madridit.
“Nuk e di si t’i them të tretë, por i di dy prej tyre. Alfredo Di Stefano dhe Kristiano Ronaldo”, është përgjigjur Kasiljas.