Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka reaguar përmes një komunikate për disa raporte të pavërteta në disa medium të caktuara të vendit.
Komunikata e plotë e FFM-së:
Federata e Futbollit të Maqedonisë pranon kritika me qëllim të mirë, megjithatë, asnjëherë nuk do të pranojmë tekste dhe raporte në TV të stërmbushura me të pavërteta. Vlerësojmë se puna e Federatës duhet të analizohet duke u mbështetur në fakte, e jo në konstrukcione të shpikura si në rastin e TV Sitel që vepron në artikujt e tyre në edicionet informative.
Dihet se gjërat serioze zgjidhen përmes dialogut, siç bën FFM në rastin rreth vazhdimit të kampionatit në Ligën e Parë, dhe jo përmes mediave.
Për fat të keq, individë nga KF Sileksi përmes televizionit të tyre TV Sitel janë të gatshëm dhe përdorin këtë temë të rëndësishme në lidhje me vazhdimin e kampionatit në Ligën e Parë për promovim të tyre përmes mediumit, gjë që nuk është surprizë, por gjithsesi së është zhgënjyese.
Për dallim nga rrethi i juaj i të jetuarit dhe funksionimit, në FFM nuk mbizotëron vetëm një mendje, por demokracia. Prandaj te ne është zakon që Këshilli Drejtues të bisedojë, diskutojë dhe bashkarisht të vendos për gjitha çështjet, me respekt të detyrueshëm për secilin qëndrim individual.
Për më tepër, Federata e futbollit të Maqedonisë është e hapur për secilin klub përmes organeve të Federatës të japin vërejtjet e tyre, gjegjësisht për të dhënë propozime për përmirësimin e cilësdo qoftë pjesë të punës në FFM.
Me rastin e marrjes së vendimit për vazhdimin e garave në Ligën e Parë, Federata e futbollit të Maqedonisë kishte parasysh mendimet dhe sugjerimet e gjitha klubeve anëtare të Ligës së Parë, mirëpo vendimtare në marrjen e vendimit ishte qëndrimi i Shtabit Koordinues të Krizave për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit Corona CoVid-19 dhe klubeve të Ligës së Parë përfaqësuesit e të cilave ishin të pranishëm në mbledhjen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe duke pranuar protokollin shëndetësor për futbollin pa mëdyshje dhanë “dritë jeshile” që ekipet të fillojnë përgatitjet për kthimin e ndeshjeve.
Kuptohet, duke monitoruar vazhdimisht gjendjen aktuale shëndetësore në vend, për FFM-në vendimi për vazhdimin e garave në Ligën e Parë nuk don të thotë se është i pakushtëzuar. Në varësi të protokollit të shtetit, masave dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore, ka shumë të ngjarë që ndryshime në lidhje me atë vendim të jenë të mundshme. Duke u përballur me pandeminë edhe deri tani kemi konfirmuar se një gjë për gjithë ne është më se e qartë: Shëndeti është në radhë të parë.
Dëshira jonë për të provuar t’i rikthemi punës së përditshme dhe përgjegjësive tona, padyshim se nuk do të duhej të ishin objekt për artikuj dhe lajme sensacionale, “terror” medial dhe skandal “të pashembullt”, posaçërisht nga gazetarë të zgjedhur të cilët me gjasë për herë të parë në karrierën e tyre përballen me atë temë.
Për më tepër që përfaqësues me ndikim në televizionin Sitel në rolin e përfaqësuesit të KF Sileksit ishte i pranishëm në dy mbledhjet e zhvilluara në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe me vetëdije përpiqet të abuzojë me situatën duke plasuar në opinion të pavërteta, deklarata dashakeqe dhe konstrukcione inekzistente.
Vërtet është e pashpjegueshme dhe zhgënjyese që plasoni shpifje dhe gënjeshtra para publikut, por për fat të keq, kjo nuk është asgjë e re. Mënyra e funksionimit të viteve të nëntëdhjeta, për ne që moti është e kaluar dhe do të vazhdojmë të punojmë në interes të futbollit të Maqedonisë.
Udhëheqësia aktuale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë vazhdimisht bën thirrje për dialog dhe komunikim si rrugë e vetme për një marrëdhënie cilësore dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë qasje edhe në të ardhmen.
Kjo mënyrë e komunikimit nuk korrespondon me praktikën e FFM-së dhe duke pasur parasysh sfidat serioze me të cilat përballemi, ne nuk do të vazhdojmë me këtë mënyrë të komunikimit. Por kjo nuk don të thotë që ne nuk do të përdorim gjithë format ligjore që kemi në dispozicion, individët të mbajnë përgjegjësi për përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave.
Federata e Futbollit të Maqedonisë plotësisht është e përkushtuar në krijimin e dialogut me një qëllime të mira, krijimin e një marrëdhënie cilësore dhe konstruktive me cilindo subjket në vendin tonë. Të njejtën gjë e kërkojmë për kthim.