Pas testimeve të djeshme të dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Renovës, e ku pozitiv me “Covid 19” rezultuan gjithsej 6 persona, sot testimeve do të ju nënshtrohen edhe 3 skuadra nga Liga e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për ekipet e FC Shkupit, Struga Trim Lumit dhe Vardarit, ndërsa rezultatet pritet të bëhen të ditura vetëm gjatë ditës së nesërme.
Të tre skuadrat testimeve do të ju nënshtrohen në spitalin privat “Acibadem Sistina” nën organizim të Sindikatës së Futbollistëve të Maqedonisë së Veriut.
Të infektuarit e Shkëndijës dhe Renovës