Ylli i Shalke 04, Ueston MeKejn në ndeshjen e sotme të javës së 29-të në Bundesligë kndër Verder Bremenit të Milot Rashicës ka luajtur me një shirit në krah, që mbante edhe një mbishkrim, në të cilin shkruhej: “Drejtësi për George”.
Kjo ka të bëjë me George Floyd, personin që u vra nga një polic amerikan pasi i kishte mbajtur gjurin në fyt për disa minuta (shih foton).
Futbollisti i Shalke ka nënshtetësi amerikane dhe nga Gjermania ka kërkuar drejtësi për George Floyd.
Pikërisht kjo vdekje mizore ka bërë që në disa vende në SHBA të organizohen protesta të dhunshme ditëve të fundit.