Vedat Muriqi i ka propozuar skuadrës së tij, Fenerbahçe, që ta transferojë Elbasan Rashanin për pozitën e sulmuesit të krahut të majtë.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme shumë media në Turqi.
Muriqi ka gjasë që të largohet nga Fenerbahçe në verë, pasi po kërkohet nga shumë skuadra të ligave të mëdha evropiane, mirëpo vendin e tij shumë shpejtë mund ta zë një tjetër reprezentues i Kosovës.
27-vjeçari Elbasan Rashani, aktualisht luan me skuadrën e Odd në Norvegji, kurse ka kontratë deri në fund të këtij viti.
“Muriqi mendon se bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, vlera e të cilit është 500 mijë euro, do të përshtatet lehtë te Fenerbahçe dhe do të jap kontribut të çmuar. Kontrata e Rashanit përfundon në fund të vitit dhe mund të transferohet për çmim të lirë”, ka shkruar “Fanatic”.