Drejtuesit e Paris Sen Zhermen kanë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për mesfushorin e Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç, shkruajnë mediat në Francë.
Interesi i këtij klubi për serbin nuk është një sekret tash e disa vite së bashku me skuadrat e Juventus, Inter dhe Mançester Junajted.
Por një gjë e tillë vështirë se do të pranohet nga Lacio, të cilët këtë sezon janë pothuajse të kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe nuk dëshirojnë dobësimin e skuadrës para këtij kompeticioni të madh europian, që ju mungon shumë.