Lautaro-Kavani, Interi merr këtë vendim!

Planet e Inter duket që tani kanë ndryshuar pasi tani po kërkojnë që të mbajnë në “Xhuzepe Meaca”, Lautaro Martinezin dhe do të largojnë vëmendjen e tyre nga transferimi i sulmuesit të PSZH-së, Edinson Kavani, thuhet kështu në një raport të mediave italiane.

Nëse arrihet një marrëveshje që Lautaro të qëndrojë atëherë do të ishte e pakuptimtë transferimi i sulmuesit uruguajan pasi ky i fundit kërkon një pagë 7-7,5 milionë eurosh në sezon, gjë kjo e papërballueshme për “zikaltërit”.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio dje deklaroi se Interi do ta shes argjentinasin Martinez, vetëm nëse skuadra e interesuar do të numëronte shifrën e 111 milionë eurove, shifër kjo e lartë edhe për një skuadër si Barcelona në këtë kohë pandemie, ku dihet se shumë skuadra kanë humbje të mëdha financiare.

 

Leave a Reply