Nenad Mishkovski mund ti thotë lamtumirë Renovës. Mbrojtësi 30-vjeçar pas 4 sezoneve të kaluara te skuadra nga Xhepçishti pritet të largohet nga Tetova dhe të kalojë në rradhët e skuadrës së Borecit nga Velesi.
Këta të fundit pas shumë viteve më në fund u kthyen në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa ambiciet e drejtuesve të skuadrës nga Velesi janë që të rikthejnë futbollin elitarë në qytetin e tyre, që jeton për futbollin.
Boreci këtë vit siguroi një vend për në Ligën e Dytë – LINDJE, ku në sezonin 2017/2018 do të garojnë 9 skuadra, më parë pjesëmarrëse në elitën e futbollit vendor, me përjashtim të Plaçkovicës.
Nisur nga ky fakt drejtuesit e Borecit nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastit dhe dëshirojnë që sa më të përgatitur të presin sezonin e ri futbollistik, duke përforcuar skuadrën e tyre me futbollistë cilësor.
Deri më tani me skuadrën nga Velesi kanë nënshkruar Darko Stojanov i Bregallnicës, Panovski i Sileksit dhe Tanushev i Akademia Pandev.