Rabotniçki ishte ekipi i radhës që mëngjesin e sotëm testoi futbollistët dhe stafin për “Covid 19”, dhe më pas zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore para rifillimit të sezonit 2019/2020 në LPFMV.
Nën organizimin e sindikatës së futbollistëve dhe spitalit “Acibadem Sistina”, “romantikët” kaluan testet për koronavirus.
Në mungesë të shefit të stafit teknik Ratko Dostaniq, stërvitjet për një kohë të shkurtë do të udhëhiqen nga ndihmës-trajneri, Bazhe Ilijoski.
Si gjithë klubet tjera, edhe Rabotniçki fillimisht do të stërvitet në grupe në përputhje me protokollin e FFM-së, duke respektuar masat dhe distancën sociale.
Kujtojmë që pas vendimit të FFM-së për rinisjen e futbollit, pothuajse të gjitha klubet elitare këtë javë rinisën me seanca stërvitore.
Edhe pse ende nuk ka datë të saktë për rifillimin e sezonit aktual, 14 qershori shihet si data ideale, edhe pse nuk përjashtohet edhe 17 dhe 21 qershori.