Një ndër ligat më të fuqishme europiane, “Serie A” edhe zyrtarisht ka vendosur që të rifillojë sezonin.
Në samitin e mbajtur sot, i cili nisi në ora 18:30, “Serie A”, Qeveria e Italisë dhe FIGC vendosën që pjesa e mbetur e sezonit 2019/2020 të zhvillohet.
Kështu sezoni do të rifillojë më 20 qershor, ndërsa një javë më parë (13 qershor) do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës.
Bazuar në atë se masat e ndalesës në Itali vlejnë deri më 14 qershor, do të duhet një ndryshim nga kryeministri italian.
Kujtojomë për herë të fundit në Itali ndeshje futbolli në “Serie A” ishin zhvilluar me 9 mars, ndërsa tashmë me 20 qershor në program do të jenë ndeshjet e javës së 27-të, e ku spikat ndeshja Atalanta – Lacio.