Një vit më parë PSZH tentoi ta joshte mesfushorin, i cili sipas “Marca” ka nënshkruar marrëveshjen e re, që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2023.
Bisedimet me Kasemiro kishin kohë që kishin nisur, ndërkohë që plani i klubit spanjoll ka qenë i qartë: të punojë fshehurazi për rinovimet.
Kasemiro ka pranuar marrëveshjen dhe tentojë të regjistrojë të tjera suksese. Mesfushori ka fituar jo pak me fanellën e Real Madridit, 4 Liga të Kampionëve, 3 Botërore klubesh, 1 titull kampion, 1 Kupë Mbreti, 2 Superkupa të Europës dhe 2 Superkupa të Spanjës.