Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e “Serie A”, dëshira për të rifilluar ky kampionat është shumë e madhe.
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), pritet të zhvillohet asambleja e përgjithshme e futbollit italian, ku do të diskutohet situata, teksa të enjten
aktorët e futbollit në Itali do të kenë një takim me ministrin e Sportit për të kuptuar kur dhe si do të rifillojë kampionati.
Ideja e Ligës është rinisja e kampionatit me 4 ndeshjet, të cilat ishin shtyrë për shkak të Koronavirusit. Bëhet fjalë për ndeshjet, Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria, Verona-Kaljari dhe Torino-Parma. Këto ndeshje pritet të zhvillohen me 13 qershor, ndërsa vetëm një javë më pas është paraparë të zhvillohet komplet java e 27-të e “Serie A”.