Edon Zhegrova, është një lojtar i talentuar me një vetbesim të madh. 21-vjeçari i Kosovës, i cili aktivizohet te skuadra e Bazelit, në kampionatin zvicerian, beson se shumë shpejt do të arrijë në nivelet më të larta të futbollit.
Ai për këtë është shumë optimist, madje duke theksuar se një ditë atë do mund ta shohim edhe te një ndër skuadrat më të fuqishme në Botë, Barcelona.
“Unë jam i ri, 21-vjeç. Nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mendohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë” – u shpreh Edon Zhegrova në një prononcim për “Fan Zone” në SuperSport.