Zlatan Ibrahimoviç ishte transferimi i Milanit që ngjalli shpresë tek tifozët gjatë këtij sezoni, pavarësisht se sulmuesi kishte mbushur 38-vjeç dhe ishte drejt fundit të karrierës. Ai madje doli të bënte diferencën te Milani me golat e shënuar, duke ju dhënë më tepër frymë aksioneve sulmuese të “kuqezinjëve”.
Mirëpo lajmet e fundit nga kampi i Milanit kanë shqetësuar tifozët e kësaj skuadre, pasi duhet që të bëjnë pa sulmuesin suedez.
Ibrahimoviç ka pësuar një dëmtim serioz gjatë stërvitjes dhe sipas mediave italiane rrezikon që të mungojë për një kohë shumë të gjatë.
Madje duke u vendosur në dyshim edhe vazhdimi i karrierës, megjithëse duhet të presim ende për zyrtarizimin e mungesës në fushën e blertë.