Mesfushori tetovar i Dritës së Gjilanit, Izair Emini, gjatë ditës së sotme përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook” ka njoftuar se ka dal negativ në testin e dytë për “Covid 19”.
Në testin e parë para pak ditëve ish futbollisti i Shkëndijës kishte dal pozitiv. Ai kishte insistuar të ri-testohet, duke thënë se nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit e po ashtu as anëtarët e tij nuk kanë simptoma.
“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve të FB! Dua të ju falënderoj përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do t’ju jem mirënjohës gjithmonë! Para dy ditëve bëra testin e radhës dhe me doli si negativ. Faleminderit të gjithëve! Zoti ju ruajt”, – ishte shkrimi i Eminit në “facebook-un” e tij personal.
Për dallim nga hera e parë, kur testit për “Covid 19” i ishte nënshtruar te spitali privat “Acibadem Sistina”, kësaj rradhe tetovari të njëjtën gjë e kishte bërë te spitali i shtetit. Ai testin e dytë e kishte bërë që të premten, ndërsa rezultati kishte dalë vetëm të dielën në mbrëmje.
“Të premten e bëra testin e dytë, mirëpo rezultati doli vetëm të dielën në mbrëmje. Këtë herë testin për ‘koronavirus’ e bëra në spitalin e shtetit. Duhet të bëjë edhe një test tjetër, mirëpo nuk më kanë caktuar datë të saktë” – tha Emini enkas për “infOSport.mk”.
Emini është një ndër futbollistët që i nevojitet skuadrës së Dritës, që në 11 xhirot e mbetura do të luftojë për titullin kampion të Kosovës. Emini në 17 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni me fanellën e Dritës së Gjilanit ka regjistruar 5 gola dhe 2 asiste.