FFM propozon tre skenarë të mundshëm për mbylljen e sezonit në LPFMV

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot para përfaqësueseve të klubeve prezantoi tri skenarë të mundshëm për përfundim të sezonit garues 2019/2020.

Ekipet do të duhet të përcaktohen për një nga tre skenarët, ndërsa vendimin për kampionatin e Ligës së Parë do ta merr Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Në vijim ju prezantojmë tre skenarët e mundshëm për përfundimin e sezonit garues 2019/20 në Ligën e Parë të  propozuara nga komisioni i FFM-së:

– Të luhen katër xhirot e mbetura nga rrethi i tretë dhe pastaj të kalohet në ndeshjet e play off (gjashtë ekipet e para pas përfundimit të rrethit të tretë). Tre skuadrat më të mira pas përfundimit të play off do të marrin pjesë në Kupat Europiane të UEFA-së. Play out (katër ekipet e fundit të renditura pas mbylljes së rrethit të tretë) ME RËNIE të dy ekipeve të fundit pas përfundimit të fazës play off. Zhvillim të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje gjysmëfinale dhe ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë do të sigurojë kualifikim në garat europiane të UEFA-së.

– Të luhen katër xhirot e mbetura të rrethit të tretë dhe pastaj të kalohet në fazën play off (gjashtë ekipet e para pas mbylljes së rrethit të tretë). Tre ekipet e para të renditura pas përfundimit të play off sigurojnë garat europiane të UEFA-së. Faza play out (katër ekipet e fundit të renditura pas mbylljes së rrethit të tretë) PA RËNIE nga elita të dy ekipeve të fundit të renditura pas përfundimit të fazës play out. Zhvillim të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje gjysmëfinale dhe ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë do të sigurojë kualifikim në garat europiane të UEFA-së.

– Ndërprerje të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë;

 

Leave a Reply