KB Shkupi gati ti bashkohet ligës së përbashkët shqiptare të basketbollit

Pas KB Albes, edhe një skuadër tjetër shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është e interesuar që të luaj në ligën e përbashkët shqiptare të basketbollit.

Bëhet fjalë për skuadrën e KB Shkupit, trajneri i së cilës, Enver Miftari i tha “AsistitOnline” se skuadra që ai drejton, është e gatshme të luaj në ligën e përbashkët shqiptare dhe për këtë gjë ju është drejtuar edhe FBK-së e FSHB-së.

“Ne jemi të interesuar dhe besoj se do të luajmë në këtë ligë mbarë shqiptare. Kemi kontaktuar me dy federatat, atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Por duhet që edhe federata e Maqedonisë të jap dritën jeshile, andaj jemi duke pritur”, – ka thënë Miftari.

Liga e përbashkët shqiptare pritet të nisë nga tetori i këtij viti.

 

Leave a Reply