Superliga e Kosovës tashmë ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për rikthmin në fushat e blerta. Shumica e skuadrave tashmë kanë zbritur në fushë dhe po stërviten në prag të rifillimit të sezonit aktual, i cili starton me 7 qershor.
Drita e Gjilanit, që ka më shumë anëtarë nga Maqedonia e Veriut, të mërkurën për herë të parë nën dirigjimin e trajnerit Ardian Nuhiu vijoi stërvitjet, ku gjithashtu dolën edhe futbollistët nga vendi ynë, Ardian Cuculi, Lirim Mema, Bunjamin Shabani dhe portieri Darko Tofiloski.
Futbollisti i vetëm nga Maqedonia e Veriut, që nuk udhëtoi drejt Kosovës ishte Izair Emini, i cili kishte rezultuar pozitiv në testin e “Covid 19”. Ai tashmë ndodhet në izolim shtëpiak, ndërsa përveç tij me skuadrën e Dritës ende nuk është bashkuar edhe Erjon Vucaj, futbollisti shqiptarë nga Shqipëria.